EA Sports i merr të drejtat e emrit të ligës nga La Liga prej sezonit 2023/24

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 15:25
EA Sports i merr të drejtat e emrit të ligës nga La Liga prej sezonit 2023/24

EA Sports do të jetë sponsor kryesor i La Ligas që nga viti 2023.

Me këtë rast, kompania e video-lojërave do ta marrë emrin e kampionatit spanjoll duke filluar nga sezoni 2023/24.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”

Kjo kompani e ka arritur marrëveshjen me Banco Santander dhe do ta fitojë të drejtën e emrit të kësaj gare.


Nga kjo marrëveshje, La Liga do t’i fitojë gati 30 milionë euro në vit.

Për këtë sezon, liga do të quhet La Liga Santander, për herë të fundit, pasi ta marrë emrin e EA Sports. 


(Kosova Sot Online)