Fjalët e para të De Ketelaere si lojtar i Milanit

  • S.A /
  • 03 August 2022 - 08:54
Fjalët e para të De Ketelaere si lojtar i Milanit

Charles De Ketelaere pranon se ishte tronditur që më në fund u transferua te Milani, ndërsa ndihet shumë i lumtur me hapin e radhës. Mesfushori i gjithanshëm sulmues mbërriti për 32 milionë euro plus tre milionë euro bonuse dhe 12.5 për qind të çdo tarife të ardhshme transferimi. Ai nënshkroi kontratën pesëvjeçare mbrëmjen e së martës dhe foli për Milan Channel, medium i cili publikoi një pjesë të vogël në llogarinë e tyre në Instagram.

“Jam një djalë që kryesisht jam shumë i qetë, por isha pak i tronditur, thjesht nuk dija si të reagoja”, ka thënë fillimisht 21-vjeçari belg.

“Thonë se nuk mund ta imagjinosh derisa të jesh këtu dhe të ndjesh ngrohtësinë dhe pasionin e vërtetë të tifozëve dhe klubit. Është ndryshe nga sa të flisni vetëm me ta”.

“Sigurisht që jam shumë i lumtur me këtë hap të radhës. Si një lojtar i ri, ju keni ambicie për të luajtur në nivele të larta edhe jashtë vendit”.

“Dua të falënderoj të gjithë në klub për të gjitha mundësitë që pata atje dhe do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, përfundoi De Ketelaere.

(Kosova Sot Online )