Chelsea befason të gjithë, synon transferimin e dyshes Aubameyang-Depay nga Barcelona

  • S.A /
  • 04 August 2022 - 08:33
Chelsea befason të gjithë, synon transferimin e dyshes Aubameyang-Depay nga Barcelona

Klubi anglez, Chelsea po shikon një lëvizje befasuese për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, si dhe bashkëlojtarin e tij Memphis Depay.

Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcohen këtë verë, sidomos në sulm pas largimit të Romelu Lukaku dhe largimit të mundshëm të Timo Werner.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se tashmë kanë gjetur emrat që mund të përforcojnë sulmin e skuadrës së Thomas Tuchel.

Eksperti italian i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se në zyrat e Barcelonës kanë pritur prej disa ditësh që sulmuesit Aubameyang t’i mbërrijë një ofertë nga një ekip tjetër. Dhe ai klub është Chelsea.

Skuadra londineze dëshiron një sulmues dhe ata janë të interesuar edhe për holandezin Depay, i cili gjithashtu mund të largohet nga Barcelona.

Aubameyang e di se me ardhjen e Robert Lewandowskit, ai nuk do të jetë titullar. Chelsea ka nevojë për një zëvendësues për Lukakun dhe ‘Auba’ i plotëson kushtet pasi ka përvojë dhe e njeh Ligën Premier pas kohës së kaluar te Arsenali.

Ai gjithashtu mund të largohet dhe të ndihmojë Barcelonën për të rregulluar librat financiar. Aubameyang mbërriti me pagë shumë të ulët për të ndihmuar klubin, por ajo rritet këtë sezon.

(Kosova Sot Online )