Ballkani e pret sot Klakskivin në kuadër të Ligës së Konferencës, kampioni i Kosovës luan vetëm për fitore

  • S.A /
  • 04 August 2022 - 08:41
Ballkani e pret sot Klakskivin në kuadër të Ligës së Konferencës, kampioni i Kosovës luan vetëm për fitore

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani është nikoqir i Klaksvik në ndeshjen e parë të raundit të tretë para-kualifikues në Ligën e Konferencës.  

Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë si vendas, ndërsa pret klubin nga Ishujt Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës është në formë të lartë pas dy fitoreve të mëdha ndaj La Fiorita në raundin e kaluar dhe synon të bëjë një hap të madh me një fitore në ndeshjen e sotme. Në anën tjetër, mysafirët kanë eliminuar Sutjeskan falë vetëm një goli, por sigurisht që do të tentojnë befasinë në ndeshjen e sotme.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, apo më saktë me 11 gusht.

(Kosova Sot Online )