Bernard Berisha publikon foto me liderin çeçen

  • G.G /
  • 05 August 2022 - 13:53
Bernard Berisha publikon foto me liderin çeçen

Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.

Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.

Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja.

Bernard Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

30-vjeçari ka 18 paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës. Megjithatë, ai në kohët e fundit nuk është ftuar te “Dardanët”, që nga përplasja e tij me ish-përzgjedhësin, Bernard Challandes. 

(Kosova Sot Online)