Real Madridi nuk i luan finalet, por i fiton: 16 trofe nga 18 finale që nga viti 2014

  • S.A /
  • 05 August 2022 - 15:54
Real Madridi nuk i luan finalet, por i fiton: 16 trofe nga 18 finale që nga viti 2014

Historia e Real Madrid ndryshoi në vitin 2014 kur Carlo Ancelotti e udhëhoqi skuadrën drejt trofeut të njohur ‘La Decima’, titulli i tyre i 10-të i Ligës së Kampionëve, i cili nuk ishte fituar për 12 vjet. Ardhja e parë e Ancelottit në Santiago Bernabeu ishte fillimi i një cikli të lavdishëm që, tetë vjet më vonë, është forcuar edhe më shumë. Në Helsinki, kundër Eintracht Frankfurt, Real Madridi po kërkon të vulosë Superkupën e tyre të pestë evropiane.

Kjo do të ishte finalja e tyre e 17-të e fituar që nga goli i Gareth Bale kundër Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2014. Vetëm Atletico Madrid ka mundur të mposhtë Los Blancos në një finale gjatë asaj periudhe. Ata e bënë atë në Superkupën e Spanjës në vitin 2014 dhe më pas përsëri në Superkupën Evropiane të vitit 2018.

 Luis Aragones dikur deklaroi se finalet nuk luhen, ato fitohen. Kjo thënie duket se e ka kapluar Real Madridin gjatë dekadës së fundit. Ndryshe, Real Madridi është larg ekipeve tjera spanjolle dhe evropiane në lidhje me efikasitetin në finale. Barcelona ka 10 fitore nga 15 finale; Atletico Madrid ka tre nga gjashtë finale; Bayern Munich: 13 nga 17 finale; Liverpooli ka gjashtë nga 12 finale; Manchester City ka nëntë fitore nga 13 finale dhe PSG diçka me rekord më pozitiv me 19 fitore nga 22 finale.

(Kosova Sot Online )