Juventus – Atletico Madrid, ndeshja mund të anulohet për arsye sigurie

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 12:31
Juventus – Atletico Madrid, ndeshja mund të anulohet për arsye sigurie

Miqësorja e fundit para-sezonale e Juventusit kundër Atletico Madridit raportohet se rrezikon të anulohet për arsye sigurie. “Mundo Deportivo” ka raportuar se nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë tregojnë se një seri raketash të lëshuara nga ushtria izraelite la të paktën tetë persona të vdekur dhe 44 të plagosur. Raketa të tjera raportohet se goditën në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Për shkak të situatës, tani ekziston një mundësi serioze që miqësorja e ardhshme mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e planifikuar për nesër, të anulohet.

Të dy klubet janë në pritje të lajmeve pasi pritet të nisen për në Izrael gjatë ditës së sotme.

Ndryshe, ndeshja e parë e Juventusit në sezonin e Serie A është kundër Sassuolos më 15 gusht, teksa Atletico Madridi e nis sezonin në La Liga me ndeshjen ndaj Getafes, më 15 gusht gjithashtu. 

(Kosova Sot Online )