Veprim spektakolar nga Usyk para rimeçit me Joshuan – të gjithë po e duartrokasin

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 12:35
Veprim spektakolar nga Usyk para rimeçit me Joshuan – të gjithë po e duartrokasin

Oleksandr Usyk do të transmetojë rimeçin me Anthony Joshuan falas për ukrainasit në YouTube.

Ukrainasi do të përballet me AJ-n për herë të dytë, pas fitore në meçin e parë dhe ky muaj do të përcaktojë se kush është më i miri mes dyshes.

Usyk i është dhënë leja për të shfaqur falas ndeshjen e tij me Joshuan në Ukrainë, derisa ai do të mbrojë tre titujt e tij të botës në peshën e rëndë kundër britanikut në Jeddah më 20 gusht, pothuajse një vit pasi e mposhti në Londër. Ukrainasi u përpoq të blinte të drejtat e luftës për ta shfaqur atë në atdheun e tij, por ata do mund ta ndjekin falas.

Promotori i kampionit Alex Krassyuk deklaroi për talkSPORT: “Ai kishte ndërmend të blinte, por e mori atë (falas) për Ukrainën. Ata mund ta ndjekin nëpërmjet Megogo (shërbimit të transmetimit), kanalit të tij në YouTube dhe nëpërmjet TV publik shtetëror “Suspilne”.

Tifozët në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të paguajnë 30 euro për të parë ndeshjen në Sky Sports Box Office. 

(Kosova Sot Online )