Chelsea ka gati ofertën e tretë për Wesley Fofanan

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 15:29
Chelsea ka gati ofertën e tretë për Wesley Fofanan

Chelsea është duke përgatitur ofertën e tretë për Wesley Fofanan. Të premten, klubi londinez bëri një ofertë prej 75 milionë funteve – por që u refuzua nga Leicester City.

“The Guardian” ka raportuar se Chelsea është gati të rrisë ofertën në 85 milionë funte.

“Blutë” thuhet se besojnë se kjo ofertë do të ishte e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e Fofanas, edhe pse trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers, po insiston që lojtari të mos shitet.

21-vjeçari me “Dhelprat” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Qendërmbrojtësi që vlerësohet si një prej më të mirëve nga gjenerata e tij, te Leicester City u transferua para dy vjetësh nga AS Saint-Etienne për 35 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )