Lewa shkëlqen në fitoren e Barçës, zgjidhet MVP i turneut

  • S.A /
  • 08 August 2022 - 08:57
Lewa shkëlqen në fitoren e Barçës, zgjidhet MVP i turneut

Lewa shkëlqen në fitoren e Barçës, zgjidhet MVP i turneut. Robert Lewandowski i ka treguar vlerat e tij në ndeshjen e fundit të Barcelonës. Sulmuesi polak ka shkëlqyer në fitoren e thellë me rezultat 6:0 ndaj Pumas, në turneun Gamper. Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut e realizoi golin e parë të “Blaugrana” qysh në minutën e tretë, për t’i çuar në trans tifozët e shumtë që ishin prezentë në stadiumin “Camp Nou”.

Falë këtij goli, por edhe paraqitjes në përgjithësi, Lewa u zgjodh edhe MVP i turneut.

Golat tjerë për Barçën ndaj ekipit meksikan i realizuan, Dembele, Aubameyang, De Jong dhe Pedri dy.

Giganti katalunas është i gatshëm për fillimin e sezonit në La Liga, ku synon të jetë protagonist. 

https://twitter.com/i/status/1556344893127245828

(Kosova Sot Online )