Zbardhen detajet se si erdhi deri te vrasja e tetë herë kampionit të botës në Jiu-Jitsu me plumb në kokë

  • S.A /
  • 08 August 2022 - 10:17
Zbardhen detajet se si erdhi deri te vrasja e tetë herë kampionit të botës në Jiu-Jitsu me plumb në kokë

Kanë filluar të zbardhen detajet se si Leandro Lo, 8 herë kampion bote në disiplinën e Jiu-Jitsu është vrarë.

Sportisti 33-vjeçar kishte kaluar orët e vona të natës së të shtunës në një diskotekë në Sao Paulo, ku kishte filluar një zënkë me një person të pranishëm, i cili me sa duket ishte në gjendje të dehur. Leandrokishte vendosur që ta qetësonte me një kapje sportive me të cilin ishte i famshëm, duke e shtrirë në tokë.

Por, në momentin që e lëshoi, personi në fjalë nxori pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë nga distancë e afërt, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Leandro u transportua drejt spitalit me urgjencë, por u shpall i vdekur rrugës.

Ndërkohë, personi që e qëlloi është shpallur në kërkim pasi policia e Sao Paulo ka bërë të ditur se e ka identifikuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë ushtarake në këtë vend. 

(Kosova Sot Online )