Wanda Nara vendos të ndahet nga Icardi, është dashuruar në një futbollist të martuar

  • S.A /
  • 08 August 2022 - 10:49
Wanda Nara vendos të ndahet nga Icardi, është dashuruar në një futbollist të martuar

Wanda Nara duket se e ka marrë një vendim final: bukuroshja argjentinase ia ka kërkuar divorcin Mauro Icardit dhe në orët në vazhdim pritet të shkojë në Paris për t’i definuar detajet e ndarjes. Ndërkohë, sipas disa zërave të afërt me “showgirl” latine, ajo është duke “kaluar” me një tjetër futbollist, i cili është i martuar. Lajmin e ka bërë të ditur Lucas Berero në një program ekskluziv në “A la tarde”. Që kur ishte publikuar një audio në Watsapp nga vetë Wanda Nara, ku ajo vetë flet për divorcin, nuk janë ndalur spekulimet se çka ka sjellë deri tek kriza e re me sulmuesin argjentinas.

“Wanda qysh tash i ka krahët ku mund të ngushëllohet. Po flasim për diçka që nuk është e sotme, nëse i mendojmë të gjitha udhëtimet e saj në Argjentinë për t’i hapur dyqanet dhe për t’i promovuar markat e saj të kozmetikës. Disa zëra me tregojnë se ajo e ka një ‘flirt’ me një futbollist të martuar”, ka thënë Bertero.

Për momentin, Wanda dhe Icardi po qëndrojnë në Ibiza, ku po bisedojnë për gjendjen aktuale të lidhjes së tyre dhe për divorcin e mundshëm. 35 vjeçarja ishte e martuar me futbollistin Maxi Lopez, por më pas e tradhtoi atë me shokun e tij të ngushtë, Mauro Icardi, me të cilin u martua më pas.

(Kosova Sot Online )