Zouma u lëndua dhe kishte dhimbje, tifozët e Cityt e tallin atë: “Ja, kështu është ndier macja e jote”

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 08:55
Zouma u lëndua dhe kishte dhimbje, tifozët e Cityt e tallin atë: “Ja, kështu është ndier macja e jote”

Kurt Zouma ishte protagonist i një skandali të shkaktuar muaj më parë. Qendërmbrojtësi i West Ham Unitedit ishte filmuar nga vëllai i tij teksa e shqelmonte macen e tij dhe e gjuante atë, duke e fyer po ashtu.

Futbollisti francez kishte përfunduar në gjykatë për këtë veprim jonjerëzor. E tash, 27 vjeçari ishte “viktimë” e thirrjeve të Manchester Cityt, të cilët nuk e kanë harruar ende veprimin e shëmtuar të ish-futbollistit të Chelseat.

Për një moment, futbollisti i lindur në Lyon e pësoi një lëndim në ndeshje me “Citizens” fundjavën që shkoi dhe po ndiente dhimbje.

Më pas, tifozët “Citizens” e tallën atë duke kënduar: “Ja, kështu është ndier macja e jote”.

Organizatat për të drejtat e kafshëve e kanë akuzuar rëndë përfaqësuesin francez, ndaj të cilit kanë kërkuar që të ndërmerren masa sa më rigoroze, në mënyrë që as ai, e as të tjerët, të mos e bëjnë një veprim të tillë çnjerëzor, duke e sulmuar fizikisht një kafshë. 

(Kosova Sot Online )