Berardi i mllefosur, e ndjek jashtë stadiumit tifozin që po e shante

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 12:02
Berardi i mllefosur, e ndjek jashtë stadiumit tifozin që po e shante

Domenico Berardi ka dalë nga vetja pas ndeshjes me Modenën. Sassuolo u mposht në Kupën e Italisë me rezultat 2:3 dhe një tifoz po e shante sulmuesin e krahut italian në dalje të stadiumit. Dhe, pa një pa dy, 28 vjeçari iu vërsul me vrap tifozit, të cilin shkoi për ta sulmuar fizikisht.Por, kampionin e Evropës nuk e lanë të tjerët që ta ketë konfrontimin fizik me tifozin. Më pas, futbollisti i krahut të djathtë kërkoi falje për gjestin e bërë jashtë “braglia”.

“Unë duhet të jap shembull, jam profesionist. Ju kërkoj falje të gjithëve, edhe tifozit që më ofendoi”, ka shkruar Berardi në llogarinë e tij në Instagram. Futbollistët shpesh fyhen nga tifozët kundërshtarë, por ndonjëherë nga ata të klubit të tyre, por shumica e prej tyre e ruajnë gjakftohtësinë. Në këtë rast, Berardin e tradhtuan nervat.

https://twitter.com/i/status/1556742875777585154

(Kosova Sot Online )