Barcelona konfirmon ndryshimet, Torres dhe Aubameyang marrin numra të ri në fanellë

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 17:27
Barcelona konfirmon ndryshimet, Torres dhe Aubameyang marrin numra të ri në fanellë

FC Barcelona ka konfirmuar ndryshimin e numrave të Ferran Torresit dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi spanjoll, që kishte numrin 19 në sezonin e fundit, nga sezoni i ri do të mbajë numrin 11 në fanellë, të liruar nga Adama Traore

Hagi, Overmars, Rivaldo, Neymar dhe Dembele janë futbollistët që kanë mbajtur këtë numër në të kaluarën.

Kurse, për Aubameyangun numri i ri është numri 17, që u lirua pas largimit të Luuk de Jong. Sulmuesi nga Gaboni në sezonin e fundit kishte numrin 25.

Griezmann, Pedro, Paco Alcacer, Giovanni Dos Santos, Trincao dhe  Munir janë futbollistët që kanë veshur fanellën me këtë numër në të kaluarën. 

(Kosova Sot Online)