Eintracht Frankfurti zbulon listën me futbollistët e ftuar për finalen e Superkupës së Evropës

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 19:36
Eintracht Frankfurti zbulon listën me futbollistët e ftuar për finalen e Superkupës së Evropës

Eintracht Frankfurti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar nga Oliver Glasner për finalen e Superkupës së Evropës.

Eintracht Frankfurti, skuadra kampione në sezonin e fundit të Ligës së Evropës, në finale të Superkupës do të përballet me Real Madridin, që triumfoi në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin olimpik të Helsinkit në Finlandë nga ora 21:00

Skuadra gjermane do të jetë pa mesfushorin serb, Filip Kostic, i cili është duke e kompletuar transferimin te Juventusi.

(Kosova Sot Online)