Stewart përforcimi i katërt i huaj te Prizreni

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 19:53
Stewart përforcimi i katërt i huaj te Prizreni

KB Ponte Prizreni po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.

Klubi prizrenas ka zyrtarizuar këtë të martë edhe përforcimin e katërt të huaj.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, De Angelo Stewart, i cili është i gjatë 196 centimetra.

Basketbollisti amerikan karrierën e ka filluar në NCAA1, teksa ka luajtur edhe në Gjeorgji e Portugali.

(Kosova Sot Online)