Ancelotti: E kemi një ekip të fuqishëm, duam të vazhdojmë të fitojmë trofe

  • S.A /
  • 11 August 2022 - 09:24
Ancelotti: E kemi një ekip të fuqishëm, duam të vazhdojmë të fitojmë trofe

Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp pas triumfit të Real Madridit në Superkupën e Evropës. Trajneri italian e përgëzoi ekipin për paraqitjen ndaj Eintracht Frankfurtit në Helsinki, ndërsa e përshëndeti paraqitjen e kundërshtarit. “Ne nuk kemi nevojë për që përmes kësaj loje të tregojmë se kemi ekip të fuqishëm. Ne jemi të motivuar dhe duam të vazhdojmë të fitojmë. Ndeshja tregoi se ishte më e vështirë se që e prisnim. E kontrolluam lojën pas golit të parë të Alabas dhe nuk ishim të rrezikuar. Jemi ende solidë prapa dhe nuk kemi pësuar gol në tri finalet e fundit. Kjo është një shenjë mjaft inkurajuese”, deklaroi trajneri italian.

“Ekipi është në rrugë të mirë dhe është kënaqësi t’i drejtosh këta lojtarë, ka një balancë të mirë këtu. Ndeshjet janë të mëdha dhe fitoret na ndihmojnë ta mbajmë zhveshtoren të shëndetshme. Ndikon tek lojtarët”, vazhdoi ai. “Një vit më parë, askush nuk kishte besim në këtë ekip. Skuadra u ngrit dhe u përmirësua shumë vitin e kaluar, por ka ende hapësira për t’u përmirësuar. Ne kemi bërë shumë hapa përpara”, nënvizoi Ancelotti.

Italiani e fitoi Ligën e Kampionëve, më pas La Ligan dhe tash Superkupën e Evropës, në eksperiencën e tij të dytë në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online )