Dardan Berisha e lë Pejën për një klub tjetër të madh kosovar

  • S.A /
  • 11 August 2022 - 13:06
Dardan Berisha e lë Pejën për një klub tjetër të madh kosovar

Dardan Berisha nuk është më pjesë e KB Peja. Basketbollisti kosovar e ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga “Karagaçi” përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale. Ai i ka falënderuar tifozët për përkrahje, ndërsa këto vite në Pejë i ka konsideruar si të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.

Përfaqësuesi kosovar largohet kështu për herë të dytë nga “Verdhezinjtë”, me të cilët nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës.

Sidoqoftë, me pejanët ai e fitoi Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës në vitet e fundit.

Ndërkohë, edhe pse ai nuk e ka bërë të ditur klubin e ri, gazeta mëson se “Dali” pritet të rikthehet tek Sigal Prishtina, aty ku e arriti kulmin e karrierës dhe sukseset e njëpasnjëshme.

Dardan Berisha konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë të pasluftës në Kosovë. 

(Kosova Sot Online )