Gattuso kritikon Barcelonën për transferimet e reja

  • S.A /
  • 12 August 2022 - 13:41
Gattuso kritikon Barcelonën për transferimet e reja

Gennaro Gattuso pranon se Valencia ka probleme financiare ndërsa thotë se Barcelona ka nënshkruar me lojtarë që ‘nuk mund t’i përballojnë’.

Trajneri italian është emëruar si trajner i ri në Estadio Mestalla dhe mezi pret fillimin e sezonit të ri në Spanjë.

Valencia do të zhvillojë ndeshjen e parë në La Liga kundër Gironas të dielën dhe Gattuso këmbëngul se lojtarët e tij duhet t’u kushtojnë vëmendje djemve të sapopromovuar që vizitojnë Mestalla.

“Ne kemi nënshkruar me Samu Castillejo, Nico dhe Lino. Ne kemi humbur Goncalo Guedes dhe shpresojmë ta zëvendësojmë atë. Këtu ka kontroll të saktë financiar. Barcelona do të fillojë La Ligën nesër dhe ende nuk ka regjistruar nënshkrime të reja. Është e kotë të blesh dikë që nuk mund ta përballosh”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online )