Barcelona e nis sonte sezonin e ri me shumë optimizëm

  • S.A /
  • 13 August 2022 - 12:14
Barcelona e nis sonte sezonin e ri me shumë optimizëm

Një Barcelonë e re do të paraqitet sonte në fillimin e sezonit 2022/23.

Xavi Hernandez do të nis sezonin e ri si trajner i një Barcelone që tani ka fytyrë tjetër.

Leëandoëski, Raphinha, Kessie e Christensen dje u regjistruan në La Liga dhe do të mund të luajnë ndeshjen hapëse sonte ndaj Rayo Vallecanos nga ora 21:00.

I vetmi transferim që nuk është regjistruar është ai i Jules Koundes, i cili pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Me këto transferime dhe me përgatitjet që bënë, Barcelona ka shpallur kandidaturën për të gjithë trofetë këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )