Ancelotti e konfirmon se do të pensionohet pasi të përfundojë aventurën me Realin

  • S.A /
  • 13 August 2022 - 12:35
Ancelotti e konfirmon se do të pensionohet pasi të përfundojë aventurën me Realin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka njoftuar se do të pensionohet pasi të përfundojë karrierën te Real Madridi. Ancelotti po tregon suksese të jashtëzakonshme me “Los Blancos”, duke e fituar titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar. Ai theksoi se nuk ka vend më të mirë se Real Madridi për ta përfunduar udhëtimin e tij.

“Pas Real Madridit, unë do të tërhiqem. Nuk ka vend më të mirë se klubi më i mirë në botë për të përfunduar udhëtimin tim”, deklaroi trajneri italian.

(Kosova Sot Online )