Mbi 70 mijë nënshkrime nga tifozët e Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 09:36
Mbi 70 mijë nënshkrime nga tifozët e Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

Mbi 70,000 tifozë të Chelseat kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar Anthony Taylor nga arbitrimi i ndeshjeve të tyre në të ardhmen, pas performancës së tij në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur. Thomas Tuchel sigurisht që nuk ishte i kënaqur me performancën e Taylor pasi Tottenham Hotspur dy herë barazoi rezultatin e që në fund ishte 2-2. Blutë kaluan në epërsi në pjesën e parë me një volej të shkëlqyer të Kalidou Koulibaly, por nuk arritën të përfitonin nga dominimi i tyre në ndeshje.

Kjo u rikthye për t’i ndjekur pasi Pierre-Emile Hojbjerg shënoi për 1-1 në minutën e 68-të, por pati polemika pasi vendësit menduan se Kai Havertz u faullua që në fillim të aksionit.

Jo vetëm kaq, por Richarlison, në debutimin e tij, ishte në pozicion jashtë loje dhe disa menduan se sulmuesi pengonte pamjen e portierit Edouard Mendy.

Goli i dytë i barazimit, pasi Reece James kishte bërë rezultatin 2-1, erdhi vonë në kohën shtesë nga Harry Kane, por jo përpara se Cristian Romero të shfaqej duke tërhequr Marc Curucellan nga flokët, gjë për të cilën VAR nuk bëri asgjë.

Tani tifozët e Chelseat kanë treguar acarimin e tyre për vendimet e marra nga arbitri Taylor duke krijuar dhe nënshkruar një peticion në Change.org për ta ndaluar atë të gjykojë ndeshjet e tyre në të ardhmen.

Në përshkrimin e peticionit thuhej, “Anthony Taylor ka vazhduar të marrë vendime të mëdha kundër Chelseat ndër vite në ndeshje të mëdha. Taylor ka një agjendë kundër Chelseat dhe nuk duhet të lejohet të gjykojë një lojë që përfshin klubin përsëri”. Më pas ata renditën tetë vendime të marra nga Taylor që kanë shkuar kundër ekipit të tyre në të kaluarën, duke përfshirë ato nga ndeshja e së dielës.

Nuk është hera e parë që trifozët e Bluve ankohen për 43-vjeçarin, me një sërë vendimesh të mëparshme që janë bërë virale në të kaluarën.

(Kosova Sot Online )