Basketbollisti amerikan sulmohet nga qentë endacakë në Pejë

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 10:01
Basketbollisti amerikan sulmohet nga qentë endacakë në Pejë

Eksperienca e Brad Waldow në Kosovë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Basketbollisti amerikan ka qenë viktimë e një sulmi të qenve endacakë në Pejë së fundmi.

Përforcimi më i ri i KB Peja e ka postuar një fotografi në Instastory, ku e ka shfaqur gjendjen e këmbës së tij, të qepur me penj në ditën e parë të përvojës së tij në Kosovë.

Ai në fotografi ka shkruar “Dita 1”, ndërsa e ka vendosur edhe flamurin shtetëror të Kosovës dhe një figurë të qenit, duke treguar se është sulmuar nga qentë.

Waldow ishte transferuar ditë më parë tek KB Peja.

Lojtari është i gjatë 208cm dhe përveç në NCAA, ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni dhe në Japoni.

Atij i nevojiten disa ditë derisa të rehabilitohet dhe të shërohet, para se të jetë i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e re. 

(Kosova Sot Online )