Ishte spekulim, Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 10:22
Ishte spekulim, Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon

U raportuar se Unitedi dëshiron t’i shkëpusë kontratën Ronaldos – Fabrizio Romano ndriçon situatën në “Old Trafford”. Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon.

Çuditërisht, spekulimet për ylli portugez vazhdojnë, me disa raportime tani për ndërprerjen e kontratës së tij nga Djajtë e Kuq. Megjithatë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nga burimet e tij te Manchester United, është se Cristiano Ronaldo është pjesë e projektit.

Klubi anglez nuk është e vërtetë se dëshiron t’i ndërpresë kontratën, por që ka kërkuar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë që të ndryshojë sjellje.

Ronaldo ishte i acaruar me humbjen 4-0 ndaj Brentfordit në fundjavën që shkoi dhe nuk i përshëndeti tifozët që kishin udhëtuar deri atje. Kjo gjë i la të acaruar mbështetësit e Unitedit, por edhe Erik ten Hag, pasi një sjellje e tillë dëmton edhe imazhin e klubit. Andaj, sipas Romanos – Ronaldos i është kërkuar vetëm të ketë një qasje më ndryshe dhe jo t’i shkëputet kontrata. 

(Kosova Sot Online )