Zbulohen pesë lojtarët që i pëlqen Barça për pozitën e mbrojtësit të djathtë

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 11:45
Zbulohen pesë lojtarët që i pëlqen Barça për pozitën e mbrojtësit të djathtë

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi dështoi ta transferonte Cesar Azpilicuetan e Chelseat. “Blaugrana” paraprakisht e kishin liruar Dani Alvesin dhe tash kanë nevojë për një “dysh”. Mediat e huaja e kanë zbuluar listën e preferenczve të gjigantit katalunas për këtë pozitë. Janë pesë futbollistë që i pëlqen klubi spanjoll dhe vetëm njëri prej tyre do të mundë të përfundojë në “Camp Nou” në ditët apo javët në vazhdim.

Bëhet fjalë për lojtrët si: Jeremie Frimpong, Aaron Wan-Bissaka, Juan Foyth, Diogo Dalot e Thomas Meunier.

Natyrisht, prej tyre, Dalot dhe Wan-Bissaka janë më të pëlqyerit për trajnerin Xavi, i cili e kërkon me insistim një mbrojtës të krahut të djathtë për ta kompletuar repartin defanziv.

Mbetet të shihet nëse Barça do t’i sigurojë shërbimet e ndonjërit prej këtyre lojtarëve deri në fund të afatit kalimtar të verës, i cili do të mbyllet në fund të gushtit. 

(Kosova Sot Online )