Darwin Nunez “alla Zidane”, e godet kundërshtarin me kokë dhe përjashtohet nga loja

  • 16 August 2022 - 09:31
Darwin Nunez “alla Zidane”, e godet kundërshtarin me kokë dhe përjashtohet nga loja

Darwin Nunez ka qenë protagonist tek Liverpooli mbrëmë. Jo për ndonjë paraqitje solide, por në aspektin negativ. Sulmuesi i ri i “Reds” ua kujtoi të gjithëve Zinedine Zidanen, i cili e kishte goditur me kokë Marco Materazzin në finale të Botërorit 2006. 

E në ndeshje me Crystal Palacen, ish-sulmuesin e Benficas e lëshuan nervat dhe u përjashtua me karton të kuq pasi e qëlloi me kokë mbrojtësin kundërshtar, i cili fillimisht e provokoi atë. Për këtë veprim, Nunez pritet të dënohet rëndë nga Federata Angleze pasi sulmet fizike janë të papranueshme dhe të pa tolerueshme në futboll. 

(Kosova Sot Online )