
Lexoni edhe:
Francezët që u zunë në Leposaviq: Në Kosovë u ndalëm për kujtime
Manchester United po has në vështirësi në fillim të këtij sezoni.
Ekipi i Erik ten Hag nuk e ka shijuar ende fitoren në Premierligë dhe për këtë, klubi anglez po mendon të bëjë përforcime në fund të afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Real Madridit, Casemiro.
Klubi anglez e hodhi poshtë në fund mundësinë për transferimin e Adrien Rabiotit, ndërsa tash po mendon të “peshkojë” në Madrid.
Mbetet të shihet nëse “Los Blancos” janë në disponim për ta shitur përfaqësuesin brazilian.
Në rast se ndodh kjo, kampioni spanjoll dhe evropian do t’i kishte në opsion Fede Valverden, Eduardo Camavingan, Dani Ceballos e Aurelien Tchouameni, krahas dyshes së pazëvendësueshme, Luka Modric e Toni Kroos.
Casemiro, i cili ka ardhur në Evropë, më saktësisht në Madrid në vitin 2013 nga Sao Paulo, ka qenë njëri prej mesfushorëve më të dobishëm në futbollin evropian viteve të fundit.
Francezët që u zunë në Leposaviq: Në Kosovë u ndalëm për kujtimeLexoni edhe:
Gjithashtu, Man Utd i ka në sy edhe lojtarët si Alvaro Morata, Pierre-Emerick Aubameyang, Raul de Tomas e Matheus Cunha.
Mbetet të shihet nëse klubi anglez do t’i sigurojë shërbimet e ndonjërit prej tyre.
(Kosova Sot Online )