Komentatori serb bën skandal, refuzon ta përmend Kosovën dhe thotë se Muriqi vjen nga “krahina jugore serbe”

  • S.A /
  • 17 August 2022 - 09:07
Komentatori serb bën skandal, refuzon ta përmend Kosovën dhe thotë se Muriqi vjen nga “krahina jugore serbe”

Serbët vazhdojnë të hezitojnë për ta njohur ekzistimin e shtetit të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht të Kosovës.Një komentator serb, gjatë transmetimit të ndeshjes ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Mallorcas ka refuzuar ta përmend emrin “Kosova”, kur bëhej fjalë për vendin e Vedat Muriqit.

Teksa e përmendi sulmuesin prizrenas, komentatori i televizionit serb “Arena Sport”, 28 vjeçarin e quajti si lojtar që vjen nga “krahina jugore serbe”.

Ky gjest është konsideruar si skandaloz nga mediat e rajonit, ndërsa është vënë dyshimi se komentatori serb e ka të ndaluar ta përmend Kosovën “nga shefat lart”.

Muriqi nuk arriti të shënonte derisa Mallorca i ndau pikët me Bilbaon.

Sulmuesi kosovar u ble përfundimisht nga klubi ishullor pas eksperiencës dëshpëruese që e kishte në Lazio.Muriqi kishte shkëlqyer për gjysmë sezoni në Mallorca, ku kishte luajtur në formë huazimi duke i shënuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime.

(Kosova Sot Online )