Elon Musk do ta blejë Manchester Unitedin? Ja si qëndron e vërteta

  • S.A /
  • 17 August 2022 - 09:34
Elon Musk do ta blejë Manchester Unitedin? Ja si qëndron e vërteta

Elon Musk ka deklaruar në rrjetin social Twitter se do blinte klubin anglez të futbollit, Manchester United.

Postimi i tij u pasua me një lumë reagimesh nga tifozët anglezë, të cilët e pyetën Musk se sa seriozisht e kishte deklaratën e tij. Musk u përgjigj se nuk do e bënte diçka të tillë dhe se po bënte shaka.

Reagimi i tij vjen pasi disa tifozë i kishin kërkuar Musk-ut të blinte Manchester United teksa klubi ndodhet në krizë të thellë rezultatesh.

(Kosova Sot Online )