Vritet tifozi në Zimbabve pas humbjes së Man Utd

  • G.G /
  • 17 August 2022 - 13:59
Vritet tifozi në Zimbabve pas humbjes së Man Utd

Një tifoz nga Zimbabve është vrarë pasi e shikoi ndeshjen e futbollit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Brentfordit.

Vukile Nkomo, 31 vjeç, raportohet se është vrarë pas një zënke teksa ishte duke e mbrojtur vëllain e tij në fshatin Mbembesi të shtunën mbrëma, pas ndeshjes në “Fingo Bottle Store”.

Nkomo ishte duke u munduar që t’i dilte në krahë vëllait të tij që po fjalosej me një tifoz tjetër pas lojës.

Vëllai i tij filloi të kacafytej me tifozin e quajtur Sthembelani Tshuma rreth lojës.

Vrasësi i Nkomos u largua nga dyqani i shisheve i mllefosur, duke shkuar në shtëpi për ta marrë hanxharën në shtëpinë e tij më 13 gusht.

Ai u rikthye dhe e goditi me teh të armës së ftohtë Nkomon atë natë, raporton “Sunday News”.

Vëllai i tij iu shmang vrasësit në një shoping mall, ndërsa shkoi për të kërkuar policë për ta shpëtuar Nkomon.

Por, kur u rikthye, e gjeti vëllain e tij të mbuluar me gjak.

Tshumca, i cili po përballet me akuzën për vrasje është arratisur dhe është në kërkim të policisë.

Policia po kërkon informata nga publiku për ta gjetur dhe për ta arrestuar vrasësin.

Futbolli është sporti më i popullarizuar në Zimbabve, ndërsa Premierliga angleze shikohet nga i tërë vendi.

Ky shtet i ka dy liga profesionale, Asociacioni i Futbollit të Zimbabves dhe Premierliga e Futbollit të Zimbabves. 

(Kosova Sot Online)