Trajneri i Shkupit e paralajmëron Ballkanin se s’do të ketë punë të lehtë

  • G.G /
  • 17 August 2022 - 14:04
Trajneri i Shkupit e paralajmëron Ballkanin se s’do të ketë punë të lehtë

Trajneri i Shkupit, Goce Sedloski e ka paralajmëruar Ballkanin se s’do të ketë punë të lehtë nesër mbrëma në ndeshjen e parë të “play-offit” në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare e shkroi historinë duke shkuar deri një hap para fazës së grupeve dhe është i vendosur për ta prekur këtë ëndërr.

Megjithatë, kampioni i Kosovës duhet ta kalojë fillimisht pengesën e quajtur Shkupi.

Skuadrat do të përballen nesër mbrëma në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë.

Trajneri maqedonas thotë se ekipi i tij është i gatshëm për ta krijuar një avantazh në lojën e parë, edhe pse shpreh respekt dhe konsideratë edhe për Ballkanin.

“Erdhi edhe ajo ndeshje me Ballkanin. Jam i lumtur që të gjithë lojtarët janë në dispozicionin tonë, të gjithë janë gati, nuk kam asnjë lojtar të dëmtuar apo të penalizuar. Sa për nesër, duhet të luajmë me durim, zgjuarsi, të luajmë sa më mirë deri tani, mendoj se jemi të aftë ta bëjnë këtë në ndeshjen e nesërme. Natyrisht, më duhet të them që kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor, sapo arriti në këtë fazë në play-off. Nesër është pjesa e parë, 90 minuta, shpresoj që lojtarët të japin maksimumin dhe të kryejnë detyrat në fushë”, tha fillimisht Sedloski në konferencë për shtyp.

 “Ata kanë një ekip i mirë. Trajneri tha se do të kualifikohen në grupe, secili ka idetë dhe imagjinatën e tij dhe kjo duhet vërtetuar në fushë. Thjesht nuk dua të flas për ta, lojtarët duhet ta thonë në fushë dhe do të shohim pas këtyre 180 minutave se kush do të shkojë. Ne ishim pak të trishtuar pasi zbritëm nga Shamrock-u, por po e lëmë këtë pas vetes. Ndeshje e re, prova e re dhe siç thashë duhet të bëjmë më të mirën, të luajmë siç dimë, të mos gabojmë. Ne luajtëm mirë edhe në ndeshjet e mëparshme, por gabimet na kushtuan shtrenjtë ndaj Dinamos dhe Shamrock-ut”, përfundoi Sedloski.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Ballkanit do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)