LeBron James vazhdon me La Lakers

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 12:42
LeBron James vazhdon me La Lakers

Spekulimet për të ardhmen e LeBron James kanë marrë fund, ‘Mbreti’ më në fund vendosi të qëndrojë në Los Angeles duke luajtur për Lakers edhe për dy sezone të tjera.

Sipas Woj, Lakers ranë dakord të paguajnë LeBron James një total prej 97.1 milion dollarë për dy vitet e ardhshme.

Kjo e bën atë lojtarin më të paguar në të gjithë ligën, mesatarisht 48.05 milionë dollarë të siguruar.

Pagat e përgjithshme të LeBron mund të rriten në 111 milionë dollarë nëse kufiri i pagave në 2023-2024 rritet në një numër shumë më të lartë.

(Kosova Sot Online)