Legjenda Mike Tyson përfundon në karrige me rrota

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 14:28
Legjenda Mike Tyson përfundon në karrige me rrota

Legjenda e boksit është parë këtë javë në një situatë aspak të volitshme në aeroportin e Miamit.

56 vjeçari po ndihmohej teksa kishte përfunduar në një karrige me rrota, shkruan “New York Post”.

Tyson bëri fotografi me fansa teksa kalonte nëpër terminal me një shkop të madh në prehër.

Këto pamje vijnë tri javë pasi ai ishte parë duke çaluar në New York City.

Legjenda e boksit ishte parë duke u asistuar nga një shkop derisa po shkonte në dhomën e hotelit.

Në atë kohë, “TMZ” kishte raportuar se nuk ishte asgjë serioze pasi ky ishte vetëm një rrezik i vogël për një sportist si Mike Tyson.

Muajin e kaluar, njëri prej boksierëve më të mirë në histori thoshte se po e ndien se koha e vdekjes po i afrohet.

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, natyrisht. Kur po e shoh veten në pasqyrë dhe po i shoh shenjtat e para në fytyrë, po them: ‘Wow. Kjo nënkupton se data ime e skadimit është afër’”, kishte thënë Tyson në poscastin e tij “Hotboxin”.

Shpresojmë që gjendja shëndetësore e legjendës të përmirësohet dhe ai t’i rikthehet jetës normale, e pse jo edhe ndonjë meçi ekzibicional, siç bëri pak vite më parë. 

(Kosova Sot Online)