Wilder rikthehet në ring, pas humbjes ndaj Furyt

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 20:55
Wilder rikthehet në ring, pas humbjes ndaj Furyt

Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder, do të kthehet në ring më vonë këtë vit për herë të parë që nga dueli i tij e tretë me Tyson Furyn.

Amerikani do të përballet me finlandezin Robert Helenius në Barclays Center të Brooklyn 

Wilder u mund në raundin e 11-të nga Tyson Fury tetorin e kaluar pasi britaniku ruajti titullin e WBC.

Ai u nderua me një statujë në qytetin e tij të lindjes, Tuscaloosa, Alabamanë fillim të këtij viti dhe tha se kjo luajti një rol në vendimin e tij për të pranuar meçin me Helenius, i cili ka fituar 31 nga 34 meçet e tij.

(Kosova Sot Online)