Klopp tregon se si reagoi Nunez pas kartonit të kuq ndaj Crystal Palace
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar se si reagoi Darwin Nunez në privat pas kartonit të kuq në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Crystal Palace.
Klopp foli në konferencë për media para ndeshjes së kësaj jave ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”
Ai tha se Nunez ishte shuëm i zhgënjyer me veten e tij dhe e dinte se ka bërë një gabim.
“Sigurisht që folëm me Darvinin, ai është shumë i zhgënjyer me veten e tij. Bëhet fjalë për emocione, sigurisht që nuk kemi pasur kurrë një situatë si kjo. Ai e dinte se është një gabim”, deklaroi Klopp.
(Kosova Sot Online)
