Casemiro shtron një darkë lamtumirëse për miqtë e tij

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 11:58
Casemiro shtron një darkë lamtumirëse për miqtë e tij

Casemiro thuhet se ka mbajtur një darkë lamtumire me miqtë në Spanjë, teksa ai është afër të kompletojë një transferim 60 milionë funte te Manchester United.

Mesfushori i Real Madrid është shfaqur si një objektiv i fundit i verës për United, i cili u detyrua të kërkonte diku tjetër pasi humbi Frenkie de Jong të Barcelonës.

Siç zbuloi Sportsmail mbrëmjen e së mërkurës, klubi i Premier League është në prag të goditjes më të madhe në afatin kalimtar veror

Real Madridi i ka dhënë atij dritën jeshile për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në Mançester, të cilat do të zhvillohen në fundjavë para se të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

(Kosova Sot Online)