Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e ardhshëm do të kalojë direkt në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 13:10
Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e ardhshëm do të kalojë direkt në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

Kosova ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve në UEFA. Tani, Superliga e Kosovës gjendet në vendin e 33-të, duke lënë pas vetes shumë vende të njohura.

Krejt kjo vjen si rezultat i paraqitjeve të mira të Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka fitoi në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Shkupit dhe të enjten do të luajë ndeshjen vendimtare, e cila i siguron një vend në fazën e grupeve të kësaj gare.

Ndërkohë, me pozitën e 33-të që ka tani, fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e ardhshëm do t’ia nisë aventurës në Ligën e Konferencës nga raundi i dytë kualifikues.

Edicionin e fundit, fituesi i Kupës së Kosovës, e ka nisur garimin në Ligën e Konferencës nga raundi i parë kualifikues. 

(Kosova Sot Online)