Chelsea tregon befasisht interesim për transferimin e Maguire

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 11:55
Chelsea tregon befasisht interesim për transferimin e Maguire

Chelsea ka treguar interesim për shërbimet e Harry Maguire, mes dyshimeve në rritje për të ardhmen e qendërmbrojtësit te Manchester United.

Reprezentuesi anglez, i cili po përjeton momente të këqija në skuadrën e United për ndeshjen kritike të së hënës kundër Liverpool-it, është me interes për klubin e Stamford Bridge pasi ata përpiqen të përfundojnë një marrëveshje për Wesley Fofana të Leicesterit.

Dhe Sportsmail ka mësuar se Chelsea ka ngritur mundësinë e përfshirjes së Maguire në marrëveshjen për transferimin e Pulisic në “Old Trafford”.

Qendërmbrojtësi anglez është në formë të dobët aktualisht dhe Sportsmail raporton se për ndeshjen ndaj Liverpoolit është në mëdyshje inkuadrimi i tij nga minuta e parë.

(Kosova Sot Online)