Chelsea në bisedime për rinovimin e kontratës së Tuchel

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 13:33
Chelsea në bisedime për rinovimin e kontratës së Tuchel

Chelsea është në bisedime për të zgjatur kontratën e trajnerit Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman, i cili mori drejtimin në Stamford Bridge në janar të vitit 2021, aktualisht ka një marrëveshje deri në vitin 2024.

Ai fillimisht nënshkroi një kontratë 18-mujore pasi zëvendësoi Frank Lampard, më pas e zgjati pasi udhëhoqi Chelsean drejt titullit të Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

Tuchel e ka rikomponuar skuadrën, duke e shndërruar në pretendente për titull si në ligë ashtu edhe në Champions. 

(Kosova Sot Online)