Gjyqtari kosovar e gjen një shumë të madhe parash, e kërkon personin që i kanë humbur

  • S.A /
  • 20 August 2022 - 15:00
Gjyqtari kosovar e gjen një shumë të madhe parash, e kërkon personin që i kanë humbur

Gjyqtari i futsallit, Besar Beqiri ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash, teksa ka njoftuar për këtë në profilin e tij në Facebook.

Beqiri i cili referon ndeshjet e futsallit ka publikuar fotografinë me emrin e personit dhe paratë që i ka patur në portofol.

“Sot gjatë ditës te parkingu i Jora Center në Komorona e kam gjetë këtë kuletë me të holla andaj shokë kërkoj nga ju kushdo që e njeh personin me emrin Bardhyl Karaxha nga Çikatova e Vjetër të më ndihmoj për kontakt me të”, ishte postimi i Beqirit.

Image

(Kosova Sot Online )