Lexoni edhe:
Sonte rimeçi i madh mes Joshuas dhe Usyk
Florent Muslija ka vazhduar me formë fantastike me skuadrën e tij Paderborn.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një tjetër gol, ku Paderborn ka marrë tri pikë të reja në Bundesliga 2.
Sonte rimeçi i madh mes Joshuas dhe UsykLexoni edhe:
Paderborn ishte nikoqir i Holstein Kiel dhe ka marrë një fitore të thellë me rezultat 7-2.
Ishte ylli kosovar, Florent Muslija që hapi serinë e golave në minutën e shtatë të ndeshjes, duke realizuar nga penalltia për 1-0.
Muslija qëndroi në fushë 76 minuta, derisa ishte ndër më të mirët në këtë takim. Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i dytë këtë kampionat në Bundesliga 2, derisa ka edhe një asistim.
TOOOOOOOR! #Muslija trifft!
— SC Paderborn 07 (@SCPaderborn07) August 20, 2022
____
7. #SCPKSV 1:0 pic.twitter.com/bVn3s1Lu9U
Ndërkohë Paderborn pas kësaj fitore zë vendin e parë në tabelë pas pesë xhirove me 12 pikë.
(Kosova Sot Online )