Tottenham fiton me mund të madh ndaj Wolves

  • S.A /
  • 20 August 2022 - 15:32
Tottenham fiton me mund të madh ndaj Wolves

ottenham është rikthyer te fitoret. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj ekipit të papërshtatshëm, Wolves.

Pjesa e parë në “Tottenham Stadium” u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola të shënuar.

Rastet ishin të pakta në 45 minutat e parë, ndërsa administrimi i lojës kalonte herë te njëri ekip, e herë te tjetri.

Në minutën e 64-të, Harry Kane shënoi me kokë nga afërsia, gol i cili mori vlerën e tri pikëve të reja.

Me këtë fitore, Tottenham tani shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë përkohësisht.

Në anën tjetër, Wolves renditet i 16-ti me vetëm një pikë të fituar. 

(Kosova Sot Online )