Kane thyen një rekord të madh në Premierligë

  • S.A /
  • 20 August 2022 - 15:48
Kane thyen një rekord të madh në Premierligë

Tottenham është rikthyer te fitoret. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj ekipit të papërshtatshëm, Wolves.

Pjesa e parë në “Tottenham Stadium” u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola të shënuar.

Në minutën e 64-të, Harry Kane shënoi me kokë nga afërsia, gol i cili mori vlerën e tri pikëve të reja.

Ky ishte goli i 250-të i Harry Kane për Tottenham Hotspur në të gjitha garat, ndërsa i 185-ti për “Spurs” në Premierligë, duke e kaluar Agueron dhe duke u bër futbollisti me më së shumti gola të shënuar për një ekip në Premierligë.

Gjithashtu, goli i tij sot ishte i 1000-ti i Tottenhamit në Premierligë në ndeshjet që i ka zhvilluar si vendas. 

(Kosova Sot Online )