
Joshua shpërthen në lot në konferencën për media: Jam i mërzitur!

Anthony Joshua shpërtheu në lot në konferencën për shtyp pas ndeshjes pasi humbi sfidën e tij për titullin botëror ndaj Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite.
Joshua, 32 vjeç, u mund me vendim të ndarë, pasi humbi gjithashtu me pikë nga ukrainasi në shtator.
I pyetur nëse ishte krenar për performancën e tij, Joshua u emocionua.
“Është vërtet shumë e vështirë për mua të them se jam krenar për veten time. Unë jam i mërzitur, me të vërtetë, thellë në zemrën time”, deklaroi Joshua
Dy herë kampioni i botës më pas mbuloi fytyrën me të dyja duart, duke marrë frymë thellë, ndërsa promotori Eddie Hearn bëri pyetjen e radhës.
(Kosova Sot Online)