
Marrëveshja me të akuzuarin për pranimin e fajësisë, pazar korrupsioni i shpikur nga nëntoka kriminale!

Bayerni kërkon fitoren e tretë radhazi si mysafirë i Bochum, formacionet zyrtare
Bayern Munchen ka pasur një start perfekt në Bundesligë pasi që ka fituar dy ndeshjet e para, kurse sonte do të jenë mysafirë të skuadrës së Bochum
Pas fitores së thellë kundër Frankfurtit 1-6 dhe asaj kundër Wolfsburgut javën e kaluar me rezultat 2-0 në Allianz Arena, Bayern sonte me të njëjtin qëllim shkon edhe në Bochum për fitore.
Nagelsmann në këtë ndeshje sulmin ja ka besuar ish sulmuesit të Liverpoolit Mane, i cili do të jetë i rrethuar me Muller, Sane dhe Coman.
Po ashtu, për Bayernin për herë të parë ka startuar sot transferi 80 milionë eurosh, Matthis de Ligt në mbrojtje.
Bayern nga dy ndeshje ka dy fitore, siç u theksua më parë, kurse Bochum është në vendin e parafundit duke mos fituar asnjë ndeshje në Bundesligë nga dy ndeshjet e para.
(Kosova Sot Online)