Futbollistja shënon gol dhe feston duke bërë “twerk”

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 09:40
Futbollistja shënon gol dhe feston duke bërë “twerk”

Sportistët dhe sportistet zgjedhin të bëjnë festim prej më të ndryshimeve dhe prej më të veçantëve. Edhe në futboll jemi mësuar të shohim festa prej më të “çmendurave” dhe prej më të pazakontave. Por, ajo që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me të vërtet jashtë çdo imagjinate. Futbollistja e Kansas City Current, Lo’eau LaBonta i ka befasuar të gjithë, jo për golin që e shënoi, por për festën e saj.

Derisa realizoi nga penalltia për ekipin e saj në ligën National Women’s Soccer League (NWSL), 29 vjeçarja fillimisht aktroi si ta kishte tërhequr muskulin e këmbës, ndërsa më pas u ndal dhe e bëri një veprim provokues duke e bërë një “twerk”. Ky festim i numrit 10 të Kansas City Current është bërë viral në rrjetet sociale, me meshkujt që e kanë komentuar me të madhe gjestin e saj provokues. Pa asnjë diskutim, ky do të mbetet si njëri prej festimeve më të veçantë në botën e futbollit të fermave. 

https://www.instagram.com/sportscenter/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fbc33434-9e38-4d47-8ea4-7ea4e5c4f3ae

(Kosova Sot Online )