Trajneri Spalletti e ka një kërkesë për Rrahmanin

  • 22 August 2022 - 11:11
Trajneri Spalletti e ka një kërkesë për Rrahmanin

Luciano Spalletti është ndarë i kënaqur me fitoren e Napolit ndaj Monzas me rezultat 4:0 në fundjavë. Mirëpo, trajneri italian e ka zbuluar një kërkesë që ia ka bërë Amir Rrahmanit, por edhe përforcimit të napolitanëve, Kim Ming-Jae, i cili po luan përkrah qendërmbrojtësit kosovar. “Rrahmani bëri lojë të mirë, njëjtë si Kim.

Por, ata të dy duhet të marrin më shumë pjesë në ndërtimin e lojës. Është e nevojshme të futen më shumë në manovra, mund të bëjnë më shumë dhe më mirë. Prej tyre nis gjithçka, aty nis presioni i kundërshtarit”, deklaroi Spalletti në konferencë për shtyp. Rrahmani është njëri prej lojtarëve kryesorë të Napolit, por që trajneri i tij po kërkon edhe më shumë nga përfaqësuesi kosovar.

(Kosova Sot Online )