Leicester nuk do ta zbresë çmimin e Fofanasë
Leicester City nuk e ka në plan që ta zvogëlojë çmimin e Wesley Fofana, pavarësisht se mbrojtësi nuk luajti nuk ishte në formacionin e Brendan Rordgers për ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit
Chelseat deri me tani i janë refuzuar dy oferta për Fofana – më e larta nga ato ishte ajo me vlerë 60 milionë funte – dhe 21 vjeçari e dëshiron një kalim në Stamford Bridge.
Chelsea pritet që ta bëjë edhe një ofertë të përmirësuar para se të mbyllet afati i verës.
Rodgers ka thënë se Fofana është pushuar për këtë vikend për shkak se ka pasur spekulime se ai do të largohet, e cila gjë ka “ndikuar tek ai”.
21 vjeçaro e ka shikuar ndeshjen nga bankina në King Power Stadium pasi që Leicester pësoi dy gola në pjesën e dytë dhe humbi me rezultat 2-1.
Mirëpo, Sky Sports News ka mësuar nga burimet e veta që nëse ata do ta shesin Fofana, Leicester ende pret që të përputhet çmimi i tyre për të e që do të ishte një rekord botërorë për një mbrojtës, pasi ata shitën për 80 milionë euro Harry Maguire tri vite më parë.
Rodgers ende beson që Fofana do të përshtatet dhe do të jetë i lumtur në Leicester, nëse ai nuk e bën “lëvizjen e tij të ëndrrave këtë sezon”.
“Minuta kur afati përfundon, gjithçka përfundon”, tha menaxheri i Leicester pas ndeshjes së të shtunës.
“Është gjithmonë një periudhë e ndërlikuar. Sezoni fillon, ju përpiqeni që të fokusoheni dhe kaloni tërë verën duke u munduar që ta krijoni një njësi ekipore të fuqishme, pastaj vinë shumë spekulime. Këta janë djem të rinj dhe kjo është hera e parë që ata e provojnë një gjë të tillë. Mund të këtë përçarje. Ideja është ta mbajmë grupin e fokusuar”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
