Neymar, nga një tjetër planet në këtë sezon
Deri me tani ai është njeri prej lojtarëve që ka shënuar më së shumti gola në këtë sezon
Paris Saint-Germain ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm në Ligue 1. Parisienët i dërmuan Clermon (0-5), Montpellier (5-2) dhe Lille (1-7) në tri xhirot e para të kësaj gare, duke shënuar 17 gola dhe dominuar në total ndeshjet kundër këtyre skuadrave.
Një fillim drithërues në të cilin trajneri Christophe Galtier ka përdorur formacionin 3-4-1-2, në të cilin vija sulmuese “MNM” duket si një dorezë dhe të tre sulmuesit po shkëlqejnë.
Kylian Mbappe ka shënuar katër gola dhe Lionel Mess tre të tillë dhe ka dy asista. Megjithatë, asnjëri nuk i ka numrat e Neymar që është duke mahnitur me lojën e tij.
(Kosova Sot Online)
“Ai është lojtari më i balancuar nga treshja sulmuese. Ai është një lojtar i cili ka plot intensitet në lojë”, tha Galtier pas fitores kundër Lille. Ishte një lojë në të cilën braziliani shënoi dy gola dhe bëri tri asiste.
